Policia e Tiranës ka arrestuar një 37-vjeçar, të akuzuar për zjarrvënie. Sipas uniformave blu, Myslym Stafa është vënë nën pranga pasi u kap në flagrancë duke i vënë zjarrin shkurreve edhe pemëve në Kodër të Kombinatit. Për pasojë është djegur një sipërfaqe e madhe kodre me peme halore (pisha) dhe shkurre.
Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.