Shkodër- Forcat e Shqiponjave kanë arrestuar ish-policin e FNSH Ylli Ceka, pas 11 vitesh në arrati. Ish- efektivi ishte në kërkim pasi është dënuar me 11 vite burg për vrasjen e ndodhur në vitin 2010 në zonën e Freskut në Tiranë, ku akuzohet për vrasjen e Edvin Voglit.
Arrestimi i tij u bë i mundur pas marrjes së informacioneve se Ylli Ceka ndodhej në një lokal në lagjen “Serreq” të Shkodrës dhe në momentin kur sapo ka dalë nga lokali është arrestuar nga policia.
Gjatë kontrollit fizik të bërë nga ana e efektivëve, ish policit i është gjetur edhe distinktivi i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, të cilin e mbante me vete.
Mbi ish- efektivin rëndojnë akuzat e ‘Vrasje me dashje’.