Është arrestuar këtë paradite juristi i Kadastrës së Durrësit, Mikel Zaho.
Juristi është arrestuar pas një hetimi të Prokurorisë së Durrësit për një parcelë prej 2000 metra katrorë, në zonën e Plepave. Prokuroria ka kërkuar arrestimin e disa personave, ndërsa policia ka ekzekutuar sot urdhrin, duke arrestuar brenda Kadastrës juristin Zaho.
Hetimi është kryer nga prokurori Madrid Kullolli, ndërkohë që priten të tjera arrestime nga policia.