Fredy Guarin zgjodhi të kthehet në Kolumbi në muajin janar. Mesfushori i njohur firmosi me Millonarios, duke u rikthyer në vendlindje pas plot 17 viteve të kaluara. 34-vjeçari ka qenë pjesë e një sherri të madh ditën e sotme.
Ish-lojtari i Interit, Portos dhe Boca Juniors, është arrestuar pas sherrit të ndodhur brenda familjes në Medellin. Guarin e ka humbur dhe ka sulmuar babanë e tij, por edhe disa pjesëtarë të tjerë të familjes.
Klubi kolumbian i Millonarios i ka dalë në mbrojtje lojtarit me anë të një postimi në faqen zyrtare, aty ku shkruhet: “Klubi ynë është thellësisht i trishtuar për atë që i ndodhi Guarin ditën e sotme.
I japim mbështetjen tonë të plotë familjes së lojtarit. Do të jemi në krah të tij, në mënyrë që ai të marrë ndihmën profesionale që mund ta nxjerrë nga ky moment kritik.
Guarin i ka dhënë shumë futbollit dhe do e falënderojmë gjithmonë për dashurinë që ka treguar për Millonarios. Forca Fredy“.