Një 39-vjeçar është arrestuar për shkak se akuzohet për vjedhje. Sipas uniformave blu i arrestuari është F. Z., 39 vjeç, banues në Elbasan. Arrestimi i tij u bë pasi ditën e djeshme, në lagjen “5 Maji”, Elbasan, i ka vjedhur portofolin A. D.
Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas është autor dhe i 4 vjedhjeve të tjera të ndodhura në qytetin e Elbasanit, konkretisht:
- Më datë 01.02.2021 dyshohet se i ka vjedhur një aparatin celular shtetases V. B.;
- Më datë 29.01.2021 dyshohet se i ka vjedhur portofolin shtetases L. D.;
- Më datë 28.01.2021 dyshohet se i ka vjedhur portofolin shtetases M. T.;
- Më datë 18.12.2020 dyshohet se i ka vjedhur çantën shtetases B. Ll.
Megjithatë duket se këto nuk janë të vetmet akte kriminale të 39-vjeçarit pasi policia ka njoftuar se po vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që dyshohen se janë kryer ky shtetas.