Korçë- Ditën e djeshme është ndarë nga jeta këngëtari i serenatave korçare, Naim Tërova.
Këngëtari u nda jeta si pasojë e virusit COVID-19, ku mësohet se Tërova ka qenë i shtruar në spitalin e Korçës prej 10 ditësh ndërsa gjendja e tij ka qenë mjaft e rënduar.
Tërova ka qenë i angazhuar prej vitesh në jetën artistike të qytetit me një sërë veprimtarish, duke spikatur në interpretimin e këngëve të serenatës apo organizime të aktivitetit tradicional të karnavaleve.