Tiranë- Mbrëmjen e kaluar në studion e emisionit “Open” në Top Channel , u zhvillua tema “Politikë me artistë”, në studio dhe lidhje “Skype” artistët diskutuan mes tyre për aktualitetin në vend dhe përfshirjen e artiustëve në politkë.
Gjatë gjithë mbrëmjes janë ngritur tonet dhe ka pasur debate mes artistëve për mendimet e kundërta.
Në lidhje “Skype” Robert Aliaj, ngriti tonin ndaj artistëve të ftuar në studio, ku ashpër u shpreh: “Më mirë i thyni turinjë me një vepër arti, se sa t’i lëpini b***n për 10 mijë apo 20 mijë euro.”
Gjatë mbrëmjes, Aliaj u përplas me Erion Isain dhe regjisorin, Robert Budina duke u shprehur kundër pjesmarrjes së artistëve në politikë. Mendimit të tij iu bashkua Bujar Kapexhiu, i cili tha se një artist duhet të bëjë politikë me artin e vet dhe jo t’i bashkohet për interesa personale.
Pjesë nga debati
Robert Aliaj: Jemi një komb shumë i shitshem. Të mos krahasohemi shumë me të tjetër. Ka faktë historike për këtë punë. U shiten për një palë brekë të përdorura. Po të më japësh shumë parë, edhe unë bie. Është fillimi i fundit për ju
Erion Isai: Nuk më pëlqejnë deklaratat nga mërgata. Nuk më pëlqejnë dhembshuritë neo-komuniste. Nuk mund të gjykosh një artist nëse e bën ose jo.
Robert Aliaj: Le ti lëmë këto “bull shit”. Arti është shumë i fuqishëm, edhe më i fuqishëm se ajo parukja, ai Trump
Erion Isai: Politikën e bën më të bukur një artist sesa një biznesmen.
Robert Budina: Mund të ketë edhe artist legen. Jo mo shpirti i vëllait, nuk e marr personale