• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Ashpërsohen rregullat për udhëtim drejt SHBA-së nga 6 dhjetori

04/12/2021
in Botë
0
Ashpërsohen rregullat për udhëtim drejt SHBA-së nga 6 dhjetori

Shtetet e Bashkuara do të vendosin kufizime të reja nga 6 dhjetori, me qëllim të luftimit të pandemisë së koronavirusit. Autoritetet amerikane do të kërkojnë nga të gjithë udhëtarët ndërkombëtarë, që arrijnë në SHBA me aeroplanë, të kenë test negativ në koronavirus, të vlefshëm vetëm brenda një dite.

Këto rregulla janë pjesë e fushatës së re kundër COVID-19, të cilat janë prezantuar më 2 dhjetor nga presidenti amerikan, Joe Biden, teksa varianti Omicron kërcënon ringjalljen e pandemisë.

Biden ka thënë se në planin e tij nuk përfshihen izolimet dhe mbylljet. Vendosja e maskës do të jetë e detyrueshme në aeroplanë, trena dhe autobusë, deri në mars të vitit të ardhshëm.

Rastet e para me variantin Omicron të koronavirusit janë regjistruar në Kaliforni, Kolorado, Minesota, Nju Jork dhe Havai. Autoritetet shtetërore kanë thënë se personat e infektuar kanë raportuar vetëm simptoma të lehta.

Qendrat për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (CDC), kanë thënë se duhet të merren masa të shënjestruara për të parandaluar përhapjen e variantit Omicron në Shtetet e Bashkuara.

Sipas masave aktuale, udhëtarët ndërkombëtarë që janë të vaksinuar plotësisht, kanë mundur të tregojnë testin negativ për koronavirus, të vlefshëm për tri ditë. Për personat e pavaksinuar, testi negativ ka qenë i detyrueshëm dhe ka vlejtur vetëm një ditë.

Mirëpo nga 6 dhjetori, CDC ka thënë se “të gjithë udhëtarët, pavarësisht shtetësisë apo statusit të vaksinimit, do të duhet të kenë test negativ për koronavirus, i cili do të jetë i vlefshëm vetëm një ditë”.

Ky vendim që do të vlejë për të gjithë udhëtarët, amerikanë dhe të huaj, “ofron një shkallë shtesë të mbrojtjes ndërkohë që shkencëtarët vazhdojnë të analizojnë variantin Omicron”, ka thënë Shtëpia e Bardhë.

Ky vendim nuk vlen për udhëtarët që hyjnë në SHBA përmes rrugëve tokësore nga Kanadaja dhe Meksika.

Shtëpia e Bardhë ka thënë më 29 nëntor se do të ndalojë hyrjen e të gjithë udhëtarëve nga shtetet e Afrikës, për shkak të shqetësimeve të lidhura me variantin Omicron.

Kjo masë nuk vlen për vendet tjera që po ashtu kanë raportuar raste me këtë variant. Afrika e Jugut është duke u përballur me rritje të shkallës së riinfektimit te pacientët që kanë rënë në kontakt me variantin Omicron.

Zyrtarët shëndetësorë kanë thënë se njerëzit që janë shëruar nga koronavirusi, janë duke u infektuar sërish, mirëpo ata kanë vetëm simptoma të lehta.

Presidenti Biden ka thënë se mbi 40 milionë amerikanë kanë marrë dozën përforcuese të vaksinës kundër këtij varianti, ndonëse gati 100 milionë amerikanë mund ta bëjnë këtë gjë.

Qindra qendra familjare të vaksinimit janë krijuar nëpër SHBA, në përpjekje për të rritur shkallën e vaksinimit në mesin e fëmijëve dhe adoleshentëve./ REL

Tags: Ashpërsohen rregullatkufizime te rejaudhëtim drejt SHBA-së
Previous Post

Kosova prej një muaji në krizë energjetike, KEDS kërkon ndihmë

Next Post

Ben Affleck: Jam i lumtur që u riktheva me Jennifer

Related Posts

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

01/02/2023
Bill Gates paralajmëron kërcënime të tjera që mund të përballet njerëzimi

Paralajmërimi i Bill Gates: Pandemia e radhës, shumë më e rëndë sesa Covid-19

28/01/2023
OBSH e shqetësuar për përhapjen e COVID-19 në Evropë: 500,000 vdekje mund të regjistrohen deri në mars

OBSH: Më shumë se 300 fëmijë humbën jetën në 2022, dyshohen ilaçet e kontaminuara

28/01/2023
Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

28/01/2023
UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

26/01/2023
Ish-shefi i FBI-së në hetim për lidhje me rusët dhe i afërt me Ramën, kryeministri: Është miku im, lëreni drejtësinë në SHBA të flasë

Akuzat se mori para nga Agron Neza, ish-zyrtari i FBI-së para gjykatës: Do hetohet në gjendje të lirë!

26/01/2023
Next Post
Ben Affleck: Jam i lumtur që u riktheva me Jennifer

Ben Affleck: Jam i lumtur që u riktheva me Jennifer

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kur do të rikthehen ditët me diell? Parashikimi i motit për javën

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Disa detaje nga dasma madhështore e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.