32-vjeçari Silvi Prifti, i cili u zhyt mesditën e së shtunës në det për të gjuajtur oktapodë dhe nuk doli më. Teksa po bëhen 48 orë nga momenti kur Prifti u zhduk, nga ai vijon të mos ketë asnjë gjurmë. Familjarët e tij vijojnë të ankohen për punën e polumbarëve, dhe për faktin se vijojnë që të mos ketë asnjë lloj informacioni rreth fatit të tij. Deti ka qenë i trazuar këto ditë, dhe dyshohet që trupi i Silvi Priftit të jetë zhvendosur nga vendi i zhytjes.
Nga ana tjetër dyshohet se duke qenë se 32-vjeçari kishte hyrë me peshë në det që të zhytej sa më thellë nëpër zgavra për të gjuajtur oktapodë, ai mund të mos ketë dalë fare në sipërfaqe.