• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Atentat në Fushë Krujë, plagoset ish-polici Bejtja, i përfshirë në vrasjen e Lamajt

09/01/2022
in Aktualitet
0
Atentat në Fushë Krujë, plagoset ish-polici Bejtja, i përfshirë në vrasjen e Lamajt

FUSHË KRUJË- Gentjan Bejtja, 41 vjeç, banues në fshatin Larushk të Fushë Krujës ka mbetur i plagosur me armë zjarri pasditen e sotme. Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur në afërsi të një karburanti në Larushk të Fushë Krujës. Bejtja ka qenë duke udhëtuar me makinë, ku pasagjer ishte Klodjan Stafuka, 31 vjeç në momentin që iu zu pritë në afërsi të karburantit. Drejt tyre u qëllua me kallashnikov, por plumbi kapi vetëm Bejtjen në njërin krah.
Ndërsa Stafuka mori dëmtime në kokë e u plagos, pasi 41-vjeçari humbi kontrollit e mjetit e doli nga rruga pas plagosjes. Të dy janë dërguar në spitalin e Traumës ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Inspektorë të krimeve të komisariatit Krujë janë nisur në drejtim të spitalin Ushtarak për të marrë në pyetje të dy të plagosurit, të cilët nuk kanë rrëfyer asgjë rreth plagosjes para bluzave të bardha. Të dy, si Bejtja dhe Stafuka rezultojnë të jenë persona me precedent penalë.

Konkretisht, Gentjan Bejtja në vitin 2016 i ka shpëtuar një atentati me minë të telekomanduar. Automjeti i tij, tip “Tuareg” me targa ‘AA 020 BH’ u hodh në erë në Nikël të Krujës dhe Bejtja mbeti i plagosur rëndë. Ai rezulton person me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër personit dhe pronës. Bejtja ka qenë polic në burgun e Fushë Krujës, por u largua nga radhët e unifromave për t’ju bashkuar një tjetër rruge. 

Ngjarja më e bujshme ku atij i është përmendur emri është vrasja e kryekomisarit Dritan Lamaj, e ndodhur në vitin 2013. Emri i Bejtjes u bë publik më 26 shkurt të vitit 2013, një ditë pas vrasjes së kryekomisarit Dritan Lamaj, i cili ra pre e një atentati në rrugën “Petro Korçari”, pranë banesës së tij. Bejtja bashkë me Enver Stafukën (i rrëmbyer dhe zhdukur që nga mbrëmja e 8 shkurtit 2015).

Të dy vodhën makinën e llojit “BMW” që u përdor në vrasjen e kryekomisar Lamajt në vitin 2013. Automjeti i ishte vjedhur një ditë para vrasjes në rrugën “Aleksandër Goga” në Durrës dhe pas krimit, autorët e vrasjes e dogjën pranë Domjes në Tiranë. Bejtja dhe Stafuka u vunë në pranga në atë kohë nga policia, por u liruan në vitin 2015, vit kur ky i fundit u rrëmbye.

Tags: albanewsAtentatFushe krujeGentjan bejtja
Previous Post

Franca gjobit Google dhe Facebook me 210 milionë euro për ndjekjen e përdoruesve

Next Post

OBSH: Rritje rekord i rasteve të reja me COVID-19, por më pak vdekje! 9.5 milionë të infektuar gjatë javës së fundit

Related Posts

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

01/02/2023
Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

01/02/2023
Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

01/02/2023
Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

27/01/2023
U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

26/01/2023
Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

26/01/2023
Next Post
Reagon OBSH: COVID-19 pëson mutacion

OBSH: Rritje rekord i rasteve të reja me COVID-19, por më pak vdekje! 9.5 milionë të infektuar gjatë javës së fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kur do të rikthehen ditët me diell? Parashikimi i motit për javën

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Disa detaje nga dasma madhështore e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ndryshon harta elektorale/ Tirana bëhet me 36 mandate, Dibra dhe Gjirokastra 1 më pak

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.