Atentati që iu bë Edison Begajt në derën e shtëpisë në fundin e muajit Maj, në Kaninë të Vlorës është zbardhur pas 3 muajsh. Policia ka rënë në gjurmët e autorit të cilin e ka shpallur në kërkim. Ai është identifikuar si Mitri Prifti, 36 vjec, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Mbrëmjen e 29 majit, rreth orës 23:25, një person i kamufluar me rroba polici priti Edisonin, i cili ka qenë duke hapur portën e banesës së tij dhe në makinë ka qenë me dy fëmijët. Sapo doli nga makina, 36-vjecari i maskuar erdhi nga rruga kryesore duke iu drejtuar makinës dhe qëlloi me 4 plumba duke plagosur Edison Begajn. Në një distancë shumë të afërt, ai e qëlloi me armë fillimisht në bark, Begaj filloi të sprapsej dhe disa nga plumbat e kapën në pjesën e këmbëve.
Nuk dihet ende shkaku i plagosjes së Begajt por pista kryesore mbetet trafiku i drogës, për të cilin është dënuar më parë.