Vlorë- Detaje të reja mësohen nga atentati në Vlorë ku mbeti i plagosur Marion Mitro.
Burime bëjnë me dije se gjatë marrjes në pyetje, i plagosuri ka deklaruar se ka qenë me kurriz në momentin kur u qëllua dhe se nuk ka parë asnjë autor. Po ashtu, Mitro ka deklaruar se kohët e fundit nuk ka pasur asnjë konflikt dhe se nuk e di se kush mund të ketë dashur t’i bëjë keq.
Pasi e qëlluan, sipas burimeve, Mitro ka qëndruar i shtrirë dhe ka pritur derisa makina është larguar. Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se ndaj Mitros është qëlluar dy herë, ndërsa ende për ngjarjen nuk ka të dyshuar.