Atletët nga Rusia dhe Bjellorusia janë përjashtuar nga pjesëmarrja në Lojërat Paralimpike Dimërore 2022 në Pekin, që do të fillojnë nesër.
Një deklaratë të enjten nga Komiteti Ndërkombëtar Paralimpik (IPC) thotë se është ‘bërë e vështirë të ofrohet siguria e atletëve nga këto dy shtete’. Vendimi fillestar i IPC për të lejuar 71 rusë dhe 12 bjellorusë të konkurrojnë si neutralë solli shumë kritika.
“Ne besojmë shumë se sporti dhe politika nuk duhet të përzihen, tha presidenti i IPC, Andrew Parsons në një deklaratë sot. Megjithatë, dashur pa dashur lufta ka mbërritur në këto Lojëra dhe në prapaskenë shumë qeveri kanë nisur të ndikojnë politikisht në to”, shtoi ai.