ELBASAN-Një makinë tip ‘Audi ‘ është djegur rreth orës 04:00 të mëngjesit të kësaj të diele në lagjen “Vullnetari”. Mjeti me targë As 019 SC i cili është në pronësi të Hyrjan Boshnjakut ishte i parkuar në rrugë pranë pallatit ku ai banonte është përfshirë nga flakët.
Si pasojë e ndërhyrjes së shërbimit zjarrfikës u arrit të shuheshin flakët, por automjeti ishte djegur pjesërisht.
Dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme dhe policia po heton për zbardhjen e ngjarjes