Sidnei, qyteti më i pasur dhe më i madh i Australisë është transformuar në epiqendrën e valës së re të koronavirusit.
Sidnei filloi në karantinë të rreptë dhe të gjatë më 28 qershor e cila është zgjatur tre herë dhe do të vazhdojë deri më 28 gusht. Por pavarësisht kufizimeve dhe masave të shumta të qeverisë varianti Delta po vazhdon të përhapet në vend dhe populli i vendit është i lodhur nga karantina e gjatë që i ka detyruar ata të sakrifikojnë pushimet verore.
Situata në vend nuk është përmirësuar. Sidnei regjsitroi 7 të vdekur në 24 orë, dita më vdekjeprurëse në qytet që nga fillimi i pandemisë. Që nga 11 korriku, Australia ka regjistruar 55 njerëz të vdekur për shkak të koronavirusit duke thyer një rekord tre mujor në të cilin vendi nuk kishte regjistruar as një të vdekur nga COVID-19.
Pandemia e COVID-19 po kërcënon të dëmtojë ekonominë e vendit prej 1.5 trilionë dollarësh amerikanë por sipas deklaratave të zyrtarëve “çdo vdekje është një tragjedi” dhe siguria e popullit është më e rëndësishme se siguria e ekonomisë së vendit.