AUSTRALI- Qeveria australiane ka kërkuar nga Facebook, Twitter, Google dhe platforma të tjera dixhitale që të bllokojnë përmbajtjen e krijuar nga media shtetërore ruse për të frenuar “dezinformimin në lidhje me pushtimin rus në Ukrainë”.
The Guardian shkruan se Ministri i komunikimit në Australi, Paul Fletcher i është drejtuar gjigandëve të komunikimit Facebook dhe Instagram, dhe një sërë platformash të tjera dixhitale, duke ju kërkuar atyre që të ndërmarrin pezullimin e shpërndarjes së infomacioneve të pasakta, të cilat shpërndahen nga organizatat ruse drejt platformave të qytetarëve australian.
Australia nuk është qeveria e parë që e bën këtë kërkesë, me ndalimin e vetë Bashkimit Evropian për mediat shtetërore ruse që nxit një numër platformash për të goditur mediat dhe lajmet e televizionit rus RT dhe Sputnik të cilat mbeshtesin Kremlinin.