AUSTRI- Austria do të futet në izolim kombëtar. Mediat e huaja shkruajnë se Austria është bërë vendi i parë në Evropë që do të marrë këtë masë gjatë valës së fundit të virusit.
Qeveria tha gjithashtu se vaksinat do të jenë të detyrueshme për të gjithë popullsinë nga shkurti i ardhshëm.
Kancelari austriak Alexander Schallenberg ka njoftuar se sipas masave të reja, e gjithë popullata do të dërgohet në izolim për të paktën 10 ditë, megjithëse kjo mund të zgjatet.
Ky vendim erdhi si shkak i shifrave rekorde të infektimit me koronavirus në vend.