Katër astronautë, përfshirë francezin Thomas Pesquet, u kthyen në tokë të hënën pas një misioni 200-ditor në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor. Kapsula e tyre kaloi nëpër qiellin e natës si një meteor, përpara se të hidheshin me parashutë në Gjirin e Meksikës në brigjet Floridas.
“Në emër të SpaceX, mirë se vini në shtëpi, në planetin Tokë”, transmetoi radio SpaceX Mission Control nga Kalifornia Jugore. Brenda një ore, të katër astronautët dolën jashtë kapsulës.
Kthimi i tyre në shtëpi, që vjen vetëm tetë orë pasi u nisën nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor, u hapi rrugën për nisje katër zëvendësuesve të tyre nga SpaceX. Grupi i radhës do të niset mbrëmjen e së mërkurës, në fluturimin e katërt i ekuipazhit të SpaceX për NASA-n në vetëm 18 muaj.
Astronautët e NASA-s Shane Kimbrough, Megan McArthur, japonezi Akihiko Hoshide dhe Thomas Pesquet duhet të ishin kthyer të hënën në mëngjes, por era e fortë në zonën e rikuperimit e vonoi kthimin e tyre. “Edhe një tjetër natë me këtë pamje magjike. Kush mund të ankohej? Do të më mungojë anija jonë kozmike”, postoi Pesquet të dielën në Twitter, së bashku me një video të shkurtër që tregon stacionin hapësinor.