Vlorë- Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 01:00, në lagjen “Hajro Çakërri në qytetin bregdetar automjeti i tipit “Nissan Micra” është përfshirë nga flakët.
Burime bëjnë me dije se automjeti me targë AA 091 NB është në pronësi të shefit të policisë së paraburgimit, Feim Alisinani. Kamerat e sigurisë kanë fiksuar momenin kur dy autorët kanë thyer xhamin kanë hedhur benzinë dhe më pa i kanë flakën makinës, duke u larguar me shpejtësi.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Ndërkohë më poshtë gjeni videot me filmimet e kamerave ku autorët thyejnë xhamat dhe ndezin benzinën brenda makinës.
Njoftimi i policisë
Vlorë
Më datë 27.11.2020, rreth orës 01:00, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht automjeti i markës “Nissan”, në pronësi të shtetasit F. S.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.