Media shtetërore kineze raporton se avioni Boeing 737, që operonte në linjat ajrore të Kinës Lindore, ishte duke fluturuar në një linjë të brendshme nga qyteti i Kunming në Guangzhou kur u rrëzua në një kodër në provincën Guangxi.
Ekipet e shpëtimit ndodhen pranë vendit të rrëzimit, i cili është në flakë, por numri i viktimave është ende i paqartë.