Tiranë- Mbërrin në Tiranë avioni me fëmijët e riatdhesuar nga kampi ‘Al- Hol’. kryeministri Rama ka zbritur së bashku me ta nga avioni, ku u shfaq i emocionuar. Rama falenderoi mediat që kanë ndjekur këtë proces, dhe në fjalën e tij deklaroi se shpëtimi i fëmijëve të tjerë do të vazhdojë.
“Mirëdita, shumë faleminderit që keni ardhur këtu, mendoj se është një arsye e pazakonshme. Më vjen mirë që kemi mbyllur fazën e parë të një operacioni të ngatërruar por të suksesshëm. Por ajo që është më e rëndësishme është që kemi bazën për të vazhduar me fazën e dytë. Fëmijët e tjerë janë identifikuar, janë bërë një pjesë e mirë e kontakteve dhe intervistave. Herët ose vonë do të kthejmë edhe pjesën tjetër këtu në Shqipëri.”-tha Rama.