Një avion privat tentoi të bënte një ulje emergjente në një autostradë të Haitit, por goditi një kamion që transportonte mallra ushqimore. Bilanci tragjik që flet për të paktën gjashtë të vdekur dhe disa të plagosur. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Christophe Chanel të qytetit Carrefour.
Kur avioni ka prekur asfaltin nuk ka mundur të shmangë goditjen me mjetin e rëndë i cili është përmbysur. Një version zyrtar i ngjarjes dhe kombësia e viktimave ende nuk dihet. Sipas disa mediave lokale, mes tyre është edhe një shtetas kanadez.