Tiranë- Vijojnë hetimet nga SPAK për pasuritë e Xhemail Pasmaçiut (Ylli Ndroqi), që mbeten të bllokuara dhe pritet si do të ecë më tej fati i personazhit më butaforik në publikun shqiptar. Njeriu që ndërtoi media dhe sot akuzohet se pasuritë i ka vënë si trafikant droge.
Ditën e djeshme të dy avokatët e Pasmaçiut, Jordan Daci dhe Besnik Muçi u paraqitën para dyerve të Gjykatës me kërkesën për heqjen e sekuestros të pasurive, kërkesë kjo e përsëritur pas 29 tetorit 2020. Sipas avokatëve të Pasmaçiut (Ndroqit) dëmi ekonomik i asateve te tij po rritet çdo ditë dhe sipas tyre kjo gje është në kurriz të shtetit, sepse është po ai që do e paguajë çdo dëm. Ndërkohë Pasmaçiu përdor median e tij si “karem” për të shantazhuar bizneset. Jo pak herë ‘Ora News’ publikon lajme të rremë për të vendosur gjoba kompanive të ndershme.
Mesa duket për Xhemailin nuk ka rëndësi rrugët që përdor për të siguruar të ardhurat e tij.
CNA.al ka mundur të sigurojë vendimin e plotë të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në lidhje me pasuritë e trafikantit të drogës Xhemail Pasmaçiu, i cili është arrestuar në Turqi për heroinë dhe më pas për të është prerë edhe një urdhër-aresti për trafik droge në Itali.
Xhemail Pasmaçiu është shtetasi Ylli Ndroqi, i cili vazhdon të jetë aksioneri kryesor me prona të sekuestruara të Ora News, që vazhdon të shfaqet në televizionin dhe mediat e tij, si një njeri i fjalës së lirë, POR në fakt është thjeshtë dhe vetëm një njeri i arrestuar, hetuar dhe aktualisht në një proces të ligjit Antimafia, për pasuritë e tij, si trafikant droge.
CNA.al ka mundur të sigurojë 38 faqe dokumenta të vendimit të Gjykatës dhënë për Xhemail Pasmaçiun e drogës, kthyer në pronar mediash, një vendim ky i Gjykatës së Faktit, lënë në fuqi edhe nga Gjykata e Apelit.