Deputeti i PD Agron Gjekmarkaj deklaron se Avokati i ri i Popullit nuk duhet të jetë një pinjoll i diktaturës, duke nxjerrë dhe një emër nga lista e kandidatëve që sipas tij i përmbush kushtet.
Gjekmarkaj shkruan se Basha dhe pasuesit e tij të pakët nuk kanë tagër për ta caktuar atë dhe se deputetët e PD s’kanë arsye të bëhen pis për asgjë.
Avokati i Popullit nuk duhet të jetë një pinjoll i diktaturës! Basha dhe pasuesit e tij të paket nuk kanë tagër për ta caktuar atë. Deputetët e PD s’kanë arsye të bëhen pis për asgjë. Dorian Gjonmarkaj i mirë shkolluar në perëndim dhe familje historike i përmbush kushtet”, deklaron Gjekmarkaj.