Avokati mbrojtës i ish-drejtorit të përgjithshëm të RTSH-së, Thoma Gëllçi, Dorian Metalia ka apeluar vendimin e gjykatës për vendosjen ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg”.
Sipas tij, masa ndaj Gëllçit është në kundërshtim me ligjin, pasi pretendohet se Gëllçi nuk është i përfshirë në tenderin e RTSH AGRO.
Por një tjetër pretendim është se vepra penale për të cilën ai akuzohet nuk është kompetente Gjykata e Posaçme. Ish drejtori i RTSH-së, Thoma Gëllçi u arrestua pak ditë më parë me akuzën e shpërdorimit të detyrës.