Derbi mes Tiranës dhe Partizanit do të nis në orën 19:45 në “Air Albania” dhe bëhet me dije se stadium do të jetë 30% i hapur për tifozët.
“Panorama Sport” mëson se janë shitur mbi 10 mijë bileta dhe me stadiumin që ka kapacitet 22 mijë vende, praktikisht janë shitur 50% e vendeve dhe biletat vazhdojnë e shiten.
Ditën e dielë nisi shitja edhe për biletat në katin e dytë të tribunave dhe në derbin e kryeqytetit pritet një stadium i mbushur plot.