Djali i viktimës, Fatmir Sinorrapaj i cili u nda nga jeta ditën e sotme pasi u rrah nga shokët e tij, në një deklaratë për mediat mohon që sherri të ketë nisur për politikë. Ai thotë se i ati kishte dalë për të blerë fruta dhe nuk ka qenë në gjendje të dehur.
Sinorrapaj kërkon që autorët të mbajnë përgjegjësi penale dhe gjykata t’i kthejë në qeli.
“Babai im nuk merrej me politike. Kur është kthyer për në shtëpi nuk ka pirë me këta persona, nuk ka qenë i pirë, por e kanë ngrënë në besë dhe e kanë vrarë. Këta kanë qenë duke pirë bashkë, dhe janë debatuar në lokal, duke ardhur në shtëpi e kanë goditur me shufra hekuri tre persona. Babai im ka vdekur, kamerat janë çdo është e filmuar. Më parë ka pasur konflikt me Ferdinandin, ne kërkojmë drejtësi. Vendi është i korruptuar, unë ja lë Zotit dhe perëndisë sepse vetë hak nuk marr dot”,shprehet ai.
Dy ditë pasi tre shokët e 57 vjeçarit u arrestuan, u liruan në Gjykatën e Fierit.
Togat e zeza caktuan “detyrim paraqitje” për Fitim Zekajn dhe “arrest shtëpie” për Festim Alimerkajn dhe Ferdinand Merajn.