Tiranë- Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me denoncimin që bënë dje me zë dhe figurë të dy motrave që kishin humbur babain e tyre në Infektiv. Para mediave Rama u shpreh se nuk kishte asnjë të vërtetë në atë deklaratë dhimbje dhe partie.
“Po flasim për dy raste të ndryshme. Zonja nuk kishte kartën e identitetit me vete, njerëzve iu dha informacion gjysmak si ato dy zonjat që qanë për humbjen e babait te spitali. QSUT e tha se çfarë kishte ndodhur se nuk kishte asnjë të vërtetë në atë deklaratë dhimbje dhe partie. Rastet e abuzuesve dhe batakcinje si rasti që vuri prapa hekurave 4 bluza të bardha që mos qofshin fare. Këto njollosin bluzat e bardha. Të gozhdohen nga balta. Me respekt për njerëzit që kanë dhimbje, mos i ndodhtë kujt. I kuptoj se nga dhimbja çdo gjë ia faturojnë mjekëve.”, tha Rama.