TIRANE– Sekretari i Partisë Socialiste Taulant Balla doli në një deklaratë për mediat nga salla ku do të zhvillohet ditën e sotme në orën 16:00 Forumi Ballkanik kundër Anti-Semitizmit.
Teksa u shpreh se Shqipëria është një vend që i ka akomoduar kohë më parë hebrenjt e se i mirëpret miqtë u ndal dhe te Kodi Zgjedhor.
Balla u shpreh se nëse Meta do të ishte në Kuvend do ju jepte të drejtë, mirëpo ai zgjodhi që ta kthente ligjin që duhet të kishte hyrë në fuqi menjëherë. Ai iu rikujtoi gazetarëve që të hapin arkivat dhe të dëgjojnë dhe një herë se si është shprehur Meta në lidhje me Venecian kohë më parë.
Ajo që ju kam komunikuar nga letra e presidentit Gianni Buquicchio është ajo që thashë në drekë që do e dëgjojmë, por Venecia ka refuzuar kërkesën për një opinion Urgjent, e ka futur në një procedurë normale dhe kjo është shumë domethënëse për ata që kuptojnë komunikimin dhe bashkëveprimin me Venecias. Ne mbetemi të hapur, por duke përllogaritur që çdo ditë që kalon, ligji zgjedhor duhet të kishte hyrë në fuqi, fatkeqësisht Meta mori me pa të drejtë një muaj se këtë mund ta kishte bërë që ditën e dytë kthimin. Në rast se ne do të votonim dekretin e presidenti pro do ishte e pamundur që ne të adresonin opinionin e Venecias, nëse Meta do ishte në Kuvend do na kishte dhënë të drejtë për Kodin, mjafton të kujtoni se si shprehej Meta për Venecia “që s’më tregojnë mua Kushtetutën e vendit tim’. Pozicioni i PS dhe i grupit parlamentar është në koherencë me atë të partnerëve të Shqipërisë”, tha Balla.