Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, tha se mbledhjet e komisioneve parlamentare do të mund të zhvillohen me praninë fizike të deputetëve, kur ata të kenë marrë të gjithë dy dozat e vaksinës kundër koronavirusit.
Balla tha se deputetëve do i kërkohet certifikata e vaksinimin apo test negative anticovid.
“Unë iu them me përgjegjësi që kam ushtruar autoritetin tim, por edhe kërkesën legjitime, siç po u kërkojmë mësuesve dhe studentëve, edhe deputetët duhet të kryejnë vaksinën. Thuajse të gjithë deputetet e PS i kanë kryer të dyja dozat. Shpresoj që edhe ata të PD të bëjnë të njëjtën gjë. Nga java tjetër do t’i propozojmë konferencës së kryetarëve që mbledhjet të zhvillohen, por çdo deputet të tregojë certifikatën green pass”, tha Balla.
Prej disa ditësh janë regjistruar debate në Komisionet Parlamentare mes maxhorancës dhe opozitës. Opozita kërkon që mbledhjet të zhvillohen fizikisht.