Në samitin e Ballkanit të Hapur në Beograd është mbajtur ceremonia e firmosjes së marrëveshjeve për tregtinë pa kufizime të ushqimeve, si dhe kinematografisë e aktiviteteve audio-vizuale në Ballkanin Perëndimor.
Në Beograd janë firmosur pak minuta më parë marrëveshje të rëndësihme në kuadër të Ballkanit të Hapur. Është zhvilluar cerenomia e firmosjes së marrëveshjeve për tregtinë pa kufizime të ushqimeve, ajo e bashkëpunimit në kinematografi e aktivitete audio-vizuale në Ballkanin Perëndimo, marrëveshje në fushën e energjetikës, marrëveshjen për bashkëpunim në fushat e emergjencave civile.