Banka Botërore ka pezulluar në orët e fundit të gjitha ndihmat për Afganistanin, duke e motivuar vendimin e saj me shqetësimet në rritje për situatën e vështirë dhe të tensionuar në vend. Disa ditë më parë, të njëjtin vendim për të ndërprerë ndihmat në Afganistan e mori dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.
Duket se vendet perëndimore dhe shumë organizata ndërkombëtare nuk kanë ndërmend të njohin pushtetin e talebanëve të cilët e morën me forcë më 15 gusht.