• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Banka e Shqipërisë: Falsifikimi i Lekut u rrit vitin e kaluar

15/04/2021
in Aktualitet
0
Ecuria e mirë e kredisë për individë po rrit edhe kontratat e sigurimit të jetës së debitorëve

Falsifikimi i monedhës kombëtare u rrit gjatë vitit të kaluar.

Në raportin vjetor të 2020, Banka e Shqipërisë raporton se është konstatuar rritje e numrit të kartëmonedhave të falsifikuara në qarkullim, ndërsa monedhat metalike vijojnë në të njëjtën tendencë krahasuar me vitet e kaluara.

Megjithatë, në vlerësimin e Bankës së Shqipërisë, koeficienti i kartëmonedhave të falsifikuara për 1 milion copë kartëmonedha në qarkullim ngelet në vlera të ulëta. Vitin e kaluar ky koeficient arriti në 8.4 për një milion kartmonedha, nga 5 për një milion që kishte qenë në vitin 2019. Njëkohësisht, ky tregues ka prekur nivelin më të lartë të raportuar në tetë vitet e fundit. Mbështetur në këtë të dhënë dhe numrin total të kartëmonedhave në qarkullim, mund të përllogaritet se numri i kartëmonedhave të falsifikuara, të evidentuara, gjatë vitit 2020 ishte rreth 1310.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se pjesën më të madhe të kartëmonedhave të falsifikuara e zënë prerjet 2000 Lekë dhe 1000 Lekë, të ndjekura nga prerja 5000 Lekë dhe 500 Lekë. Falsifikimi i kartëmonedhave shqiptare të konsatuara përgjithësisht mbështetet në teknika jo shumë të sofistikuara, si për shembull tek riprodhimet nëpërmjet pajisjeve digjitale komerciale, duke përdorur teknikën ink-jet të printimit me ngjyra, shoqëruar edhe me aplikimin metodave artizanale dhe teknologjike për imitimin e elementeve të sigurisë.

Edhe përgjatë vitit 2020, Banak e Shqipërisë bën të ditur se ka kryer aktivitete në kuadër të mbrojtjes monedhave nga falsifikimi, kryesisht të fokusuara në procesin e testimit dhe monitorimit të pajisjeve autentifikuese dhe sortuese të përdorura nga stafi profesionist.

Publikut i rekomandohet që gjatë pranimit të kartëmonedhave, të verifikojë vërtetësinë e tyre bazuar në metodën “prek, shiko, dhe ndiej”, të publikuar në faqen zyrtare të Bankës së Shqipërisë

Në fund të vitit 2020, rezultuan rreth 156 milion copë kartëmonedha në qarkullim me vlerë afërsisht 350 miliardë lekë. Në krahasim me vitin 2019, numri i kartëmonedhave në qarkullim është rritur me rreth 10.3%, ndërsa vlera e kartëmonedhave është rritur me pothuajse 15%.

Rritja e vlerës dhe numrit të kartëmonedhave në qarkullim ka qenë më e lartë se mesatarja historike dhe kjo ka ardhur kryesisht për shkak të situatës së veçantë të krijuar nga pandemia.

Shtimi i sasisë së kartëmonedhave në qarkullim është kryesisht rezultat i injektimit të lartë të likuiditetit nga Banka e Shqipërisë dhe zgjerimit të bazës monetare. Struktura e parasë në qarkullim ka ndryshuar në favor të kartëmonedhave me vlerë nominale 5000 Lekë dhe 2000 Lekë, që përbëjnë secila rreth 26% të totalit. Vlera mesatare e një kartëmonedhe në qarkullim në fund të vitit 2020 arriti në 2,242 lekë kundrejt 2,126 lekë në fund të vitit 2019.

Marrë nga Monitor.al

Tags: banka e shqiperisefalsifikimi i lekutmonedha kombetare
Previous Post

‘Dieta e shenjtë’ që ju ndihmon të bini nga pesha, çfarë duhet të hani gjatë Ramazanit

Next Post

Konkurrenca: Bankat e mëdha të ulin interesat e kredive dhe komisionet

Related Posts

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

01/02/2023
Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

01/02/2023
Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

01/02/2023
Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

27/01/2023
U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

26/01/2023
Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

26/01/2023
Next Post
Foto ilustruese

Konkurrenca: Bankat e mëdha të ulin interesat e kredive dhe komisionet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • 24 mars 1999/ 22 vite nga bombardimet e NATO-s në Jugosllavi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sulltan Nevruzi: Pse është ditë e shenjtë, si festohet dhe çfarë duhet të dini?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.