VLORË-Banorët e Bënçës pasi kanë protestuar për ndërtimin e kantierit dhe fabrikës asfaltit që do të shfrytëzohet për punimet e rrugës Tepelenë-Kurvelesh janë përplasur me punonjësit e firmës.
Ata kanë ngritur zërin për ndotjen që po shkaktojnë këto punime në atë zonë. Sipas banorëve është marrë një vendim i njëanshëm dhe nuk është marrë aspak opinioni i tyre për këtë çështje.
Mësohet po ashtu se është dhunuar edhe aktivisti për mbrojtjen e mjedisit Auron Tare, i cili ishte krah banorëve.
Aktivisti Auron Tare tha për “Breaking” tha se pronarët e 3 kompanive e kanë kërcënuar se do ta vrisnin me armë.
“Po të kisha armë do të të kisha vrarë dhe ty dhe të gjithë ata që janë këtu, më thanë 3 pronarët e kompanive”, tha Tare.
Protestuesit kërkojnë të largohet firma e ndërtimit të fabrikës së asfaltit, ndërkohë që është hedhur ideja dhe për një grevë uria që mund të nisë nëse do të ketë një shterim negociatash. Ato kërkojnë largimin e kompleksit industrial nga zona që është ndërtuar.