Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka ndarë ditën e sotme raportin e Eurostat në lidhje me shpenzimet e shqiptarëve për t’u ushqyer. Sipas Bashës, ne jemi vendi me të ardhurat më të ulëta në rajon e se çmimet e ushqimeve kushtojnë sa 81% e mesatares së BE.
POSTIMI:
’19 ditë deri më 25 prill, 100 dështimet e Ramës në 8 vite.Cili është vendi me cmimet më të shtrenjta të ushqimeve në rajon? Shqipëria. Ndonëse shqiptarët kanë të ardhurat më të ulëta në rajon, cmimet e ushqimeve në Shqipëri kushtojnë sa 81 % e mesatares së Bashkimit Europian.’1 / 3