Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në takimin me gazetarët ka denoncuar ditën e sotme se një numër i lartë mjekësh janë infektuar në spitalin e Matit dhe se disa pavionë janë të mbyllur.
“Ekipi i shëndetësisë pranë PD kanë marrë një numër shumë të madh raportimesh nga familjarë me simptoma COVID dhe u refuzohet tamponi. Numri i të infektuarve që raportohet është shumë më i ulët se numri real i tyre. Nr i fataliteteve, po ashtu më i lartë seç raportohet. Edhe transparenca për COVID është kthyer në funksion të propagandës. Vetëm në spitalin e Matit janë mbyllur disa pavione për shkak të përhapjes së infeksionit. Situatë e ngjashme raportohet në spitalet rajonale, ndërsa siç raportoni ju, në spitalet kryesore të Tiranës është kthyer në një problem kronik. Ky është problemi i madh që po përballen shqiptarët.”-tha Basha.