Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha me optimizëm iu shmang pyetjes së gazetares Nisida Tufa në News 24 rreth vendimit të tij për të lënë postin aktual në PD në rastin e humbjes së zgjedhjeve. Basha tha se shqiptarët do të zgjedhin ndryshimin, duke mos e llogaritur aspak mundësinë e një humbjeje.
Nisida Tufa: Dakord, ju do të vijoni të jeni në krye të Partisë Demokratike?
Lulzim Basha: Pa pikë diskutimi që shqiptarët me 25 prill do zgjedhin ndryshimin dhe nuk do të ketë forcë që do ta ndal ndryshimin. Partia demokratike do të fitojë, opozita e bashkuar do të fitojë, socialistët do të kenë shansin që të rikthejnë partinë socialiste në një forcë progresive dhe jo në një bashkëpunëtorë të hapur të mafias siç e ka bërë Edi Rama, siç doli nga përgjimet.
Nisida Tufa: Zoti Basha, edhe një pyetje që bëhet masivisht për drejtuesit e 12 qarqeve, kur do ta kompletoni formatin tuaj, ju thatë brenda afateve, por është pyetja që shtrohet më së shumti por edhe ajo e marrëveshjes që ju pyeta me aleatët.
Lulzim Basha: Për të dyja dhe për të gjitha pyetjet e tjera ju thash jam këtu për tu përgjigjur çdo pyetjeve të tuajat. Do doja të shpenzonim pak më shumë kohë me..
Nisida Tufa: Ajo që quhet edhe qeveria hije?
Lulzim Basha: Jo qeveria hije është diçka tjetër dhe në Shqipëri siç e dini ju nuk është një praktik që ndiqet por kur të filloj shpalosja e programit ju do të shikoni një pjesë të madhe të ekipit që punuan për programin dhe midis tyre pa diskutim do të ketë emra që në ekzekutivin e nesërm do të kenë përgjegjësin e zbatimit të këtij programi.
Nesida Tufa: Mund të na zbuloni ndonjë emër zoti Basha?
Lulzim Basha: Më lejoni të përfundoj pak. Secili prej tyre do të ketë ekipin e tyre. Pra ju e dini fare mirë nuk bëhet fjalë për 10 apo 12 emra që do të jenë ministrat dhe ministret e ardhshme. Vetë këto ekipe që kanë punuar për programin ku ndodhen padiskutim mes tyre edhe emra të kabinetit të ardhshëm kanë ndërtuar dhe do të vazhdojnë të ndërtojnë ekip ekspertësh të njohur të futësh me të cilët do të drejtojnë punën për realizimin e programit për kthimin e programit në një realitet të prekshëm për njerëzit. Por edhe njëherë Nisida dua t’iu them, padiskutim që këto pyetje do të marrin përgjigje në momentin e duhur por ju ftoj edhe njëherë që ato pyetje, ato shqetësime të shqiptarëve që janë edhe shqetësimet e mia, që janë edhe motivi im në këtë betejë, që janë edhe thelbi i programit tone ekonomik dhe politik të marrin përgjigje. Ky është preokupimi im kryesor sepse është preokupimi kryesor i shqiptarëve. Të tjerat pa diskutim janë çështje jo të pa rëndësishme por ju siguroj që as nuk sjellin bukë të tavolinat e shqiptarëve, as nuk ju sigurojnë që nesër do të kenë vende pune dhe as nuk ju siguron që nesër i biri apo e bija nuk do të shkojnë në emigracion. Ajo që do ta ndal këtë të keqe është ndryshimi më 25 Prill dhe programi ynë realistë dhe i zbatueshëm në çdo fushë. Dhe do doja të kishim më shumë kohë të flisnim për këto çështje.