Kryetari i PD, Lulzim Basha si përgjigje për debatet në Kryesi ka ftuar të gjithë që ti bashkohen betejës për ndryshim. Me anë të një mesazhi, ai thotë se shqiptarët e duan edhe më shumë sot ndryshimin.
MESAZHI:
Kjo fushatë e provoi se ne edhe propogandës se tyre mund ti bëjme ballë— ne mundemi ta shkaterrojmë atë: me zemër, me shpresë!!!Dhe këtë ne e bëmë—shqiptaret dolën me gëzim ne zemër dhe votuan ndryshimin në 25 prill!!!Ata dje e donin me gjithë shpirt ndryshimin!ATA E DUAN NDRYSHIMIN EDHE ME SHUME SOT!!!Ndaj të bashkuar ju ftoj ti prijmë me gjithë forcën tonë betejës për ndryshim për gjithë demokratët dhe gjithë shqiptarët.