Basha: Opozita ka qenë dhe është në krye të detyrës, edhe presidenti është në lartësinë e detyrës për të mbrojtur Kushtetutën në kushtet e një shteti, i cili është në funksion të mafias, Ndraghetës së Veliaj dhe Edi Ramës. Fundi është afër. Shqiptarët janë të bashkuar.
A ka lidhje ngjarja me koalicionin tuaj?
Basha: Hakmarrja është tipari më dallues i Edi Ramës në 8 vite. Kjo është dhunë ndaj opozitës. Kjo nuk na tremb. Dhuna ka qenë e vetmja alternativë që ka pasur për shqiptarët.
Reagimi i Metës?
Basha: I bëj thirrje të gjithë gazetarëve që të pasqyrojnë me objektivitet atë që ka ndodhur.