Kryedemokrati, Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama në lidhje me sulmet e përsëritura ndaj Bashkimit Evropian, , pasi nuk mbështetën Ballkanin Perëndimor me vaksinat anti-Covid.
Basha në reagimin e tij thekson se Rama po fajëson të tjerët për qeverinë më të keqe në historinë e Shqipërisë.
Ndër të tjera Basha përmes postimit të tij në rrjetet sociale shkruan se BE ka qenë dhe është pranë nesh në ditë të mira e të vështira.
“Shqipëria ka numrin më të lartë të bizneseve të mbyllura në rajon, ka numrin më të lartë të qytetarëve që humbën vendin e punës, ka ndihmën më të vogël ekonomike që një qeveri ka dhënë për qytetarët e saj, ka hajdutërinë më të lartë në Europë ndërsa Tirja në krye të qeverisë si asnjë kryeministër tjetër vazhdon të sulmojë BE-në.
Për 8 vjet mashtrime, dështime, vjedhje, varfëri fajin nuk e ka BE-ja, fajin e ka Tirja i qeverisë që i vjedh shqiptarët dhe u mohon edhe bukën e fëmijëve. Edhe një herë Rama fajëson të tjerët tjetër për qeverinë më të keqe në historinë e Shqipërisë.
BE ka qenë dhe është pranë nesh në ditë të mira e të vështira. Mirënjohja e shqiptarëve nuk do të mungojë kurrë. Pas 25 prillit ne do ta rikthejmë Shqipërinë në rrugën e duhur drejt destinacionit tonë të vetëm që është integrimi në BE”, shkruan Bash