• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Basha me familjet e dëmtuara nga tërmeti: Korrupsioni i qeverisë po ndëshkon durrsakë

04/04/2021
in Politikë
0
Basha me familjet e dëmtuara nga tërmeti: Korrupsioni i qeverisë po ndëshkon durrsakë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me banorë të dëmtuar nga tërmeti në Durrës. Në bisedën që patën me Bashën, banorët u shprehën se edhe pas një viti e gjysmë, ende nuk kanë gjetur zgjidhjen përfundimtare për banesat e tyre.

“Ne si banorë, unë i përfaqësoj 285 familje. Ka kaluar një vite e gjysmë dhe akoma nuk dimë akoma fatin e pallatit tonë. Pallati jonë kishte vetëm pesë vjet që ishte ndërtuar dhe është në këtë gjendje që ne e shikojmë sot DS4. Nuk dimë se çfarë do të bëhet më të thuhet që do bëhet, është bërë një projekt nga ana e banorëve dhe firmës së ndërtimit, është paguar nga firma.” – u shpreh një qytetare.

Basha shprehu zotimin se qeveria e ardhshme me ekspertët më të mirë të fushës së arkitekturës dhe inxhinierisë, do të përshpejtoj procesin e rindërtimit i cili ka ngecur në vendnumëro. Ai gjithashtu tha se të gjithë personat që kanë përfituar nga tërmeti në mënyrë të padrejtë, do të hetohen nga një komision parlamentar.

FJALA E PLOTË:

“Jo vetëm kemi menduar një plan por ne kemi sjellë së bashku ekspertët më të mirë të vendit. Emra shumë të njohur, arkitektë, urbanistë, inxhinierë, konstruktorë, figura të njohura kombëtare me përvojë të jashtëzakonshme përfshirë këtu edhe durrsakë, të cilët janë trajnuar apo rikualifikuar në qendrat e  ekselencës në Europë, në disa prej fushave kryesore që kanë të bëjnë me rindërtimin, në planifikimin dhe riplanifikimin urban, në fushën e arkitekturës dhe të inxhinierisë së ndërtimit dhe në fushën e rikuperimit nga fatkeqësitë natyrore, nga tërmeti dhe nga fatkeqësitë natyrore në tërësi. Është një grup që përbëhet nga afro 50 ekspertë, të paktën gjysma e të cilëve janë inxhinierë me përvojë dhe pjesa tjetër siç ju thashë mbulojnë këto fusha të tjera që kanë të bëjnë edhe me pjesën urbanistike, pjesën e rikualifikimit urban, pjesën e trajtimit të veçantë që i bëhet siteve, vendeve të goditura nga fatkeqësitë natyrore. Dhe detyra kryesore që iu është dhënë është si do të përshpejtojmë procesin e rindërtimit, i cili si çdo gjë në vend ka mbetur peng i interesave korruptive, ka mbetur peng i interesave financiare dhe i lobingjeve personale dhe vetjake të një grushti pushtetarësh dhe një grushti tjetër njerëzish të lidhur me ta. Jo vetëm kaq, por ky grup pune ka marrë për detyrë që të hartojë edhe një dokument i cili do të provojë bazën e një bashkëpunimi të ri me Bashkimin Europian dhe  donatorët e tjerë. Siç e keni vënë re dhe ju nga konferenca e donatorëve deri më sot lëvrimi i fondeve ka qenë pothuajse inekzistent, arsyeja për këtë është fare e thjeshtë, nuk kalojnë muaj pa u botuar raportet ndërkombëtare që e cilësojnë qeverinë e Edi Ramës më të korruptuarën në botë. Dhe ju e dini, s’ka njeri që nuk e di që çdo qeveri që është donatore është po kështu dhe përgjegjëse sepse paratë  i ka të taksapaguesve të vetë dhe në vendet e Bashkimit Europian, në shtetet e Bashkuara të Amerikës në të gjitha vendet e zhvilluara ka rregulla shumë të qarta që i ndalojnë qeveritë të disbursojnë fonde në vende apo drejt qeverive të cilat janë shënuar të pa besueshme për shkak të rekordeve të korrupsionit. Pra thënë me dy fjalë korrupsioni i kësaj qeverie po i ndëshkon durrsakët dhe zonat e  goditura nga tërmeti dyfishë. Në bisedat e mia me zyrtarët e lartë të perëndimit nuk më është dashur të futem thellë sepse i kanë ditur vetë  shembujt se si janë grabitur për shembull tokat e shkollave për të bërë pallate apo se si janë zhvendosur pronarët e banesave të shkatërruara drejt zonave pa vlerë në mënyrë që trualli ku qëndronte më parë pallati i tyre të grabitej dhe të përdorej për interesa korruptive madje edhe për pastrim parash në bashkëpunim me krimin e organizuar. Pra drama që kemi përjetuar këto 8 vite me rastin e rindërtimit është dyfishuar, ndaj grupi i punës që kemi ngritur ka dy detyra kryesore. Të bëjë gati planet dhe punën e tyre me qëllim përshpejtimin e procesit të rindërtimit, i cili ka mbetur në vend siç ka mbetur gjithë Shqipëria. Dhe së dyti garantimet që fondet që janë zotuar se do ti japin Shqipërisë të lëvrohen dhe këto nuk do të lëvrohen pa ardhur ndryshimi. Nuk do të ketë ndryshim në Shqipëri dhe nuk do të ketë asnjë fije ndryshim në procesin e rindërtimit, pa u larguar kjo qeveri dhe ky kryeministër. Kështu që thirrja që kam për të gjithë të dëmtuarit nga tërmeti është që ashtu siç nuk janë gënjyer nga shfaqjet e bezdisshme dhe të turpshme dhe të paligjshme që po mundohet të na e shesë si sukses dhe si fushatë, kryeministri në ikje. Ashtu të mos gënjehen në këto ditë që kanë mbetur. Me 25 prill garancia që procesi i rindërtimit të ecë me shpejtësi në të gjitha aspektet, qoftë në shtëpitë individuale, në qytet apo në fshat, qoftë në pallatet e banimit në ndërtesat e mëdha në qytete, garancia e vetme është ndryshimi, është të votojmë për ndryshimin dhe ti hapim rrugë një ekipi ekspertësh dhe jo një ekipi hajdutësh. Edhe abuzimet e bëra deri tani të jeni të sigurt që do të referohen dhe do të ndiqen me përparësi, brenda tagrit të ekzekutivit të nesërm, brenda tagrit të parlamentit të nesërm. Parlamentarët tanë nga Durrësi, parlamentarët tuaj në parlament që në këtë moment që janë kandidatë, më kanë kërkuar dhe kanë nisur formulimin për të hedhur hapat që janë në tagrin e parlamentarëve për të hetuar në nivel parlamentar por edhe në nivel penal të gjitha abuzimet që janë bërë deri më sot me rindërtimin.” – tha Basha.

Tags: albanewsDurresfamiljet e demtuara nga termetilulzim basha
Previous Post

Vijon numri i lartë i infektimeve me Covid-19 në Kosovë, shënohen 9 viktima gjatë 24 orëve

Next Post

Aksident në Gjirokastër, makina ngjitet në trotuar, merr përpara një fëmijë

Related Posts

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

02/02/2023
Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

02/02/2023
Kuvendi sot në seancë plenare, deputetja e PD thërret në interpelancë Ministrin e Brendshëm

Sot Kuvend, Rama interpelancë me Alibeajn për çështjen e zyrtarit të FBI-së! Grupi Berishës kërkon mocion me debat pa limit kohor

02/02/2023
Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

01/02/2023
Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

01/02/2023
Meta i bashkohet protestës së Berishës: Të gjithë bashkë që të shporrim këtë regjim monist

Meta i bashkohet protestës së Berishës: Të gjithë bashkë që të shporrim këtë regjim monist

01/02/2023
Next Post
Foto ilustruese

Aksident në Gjirokastër, makina ngjitet në trotuar, merr përpara një fëmijë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Eleni Foureira i thotë “PO” ish- futbollistit të famshëm që jeton në Arabinë Saudite

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.