• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Basha: Në Elbasan do të kuptoni masakrën zgjedhore nga Rama-Doshi

16/05/2021
in Politikë
0
Basha: Koha për një qeveri që kujdeset për xhepat e shqiptarëve e jo të Ramës dhe ministrave të tij

Kreu i Partisë Demokratike,  Lulzim Basha ka zhvilluar ditën e sotme takim me demokratët në qytetin e Elbasanit.

Basha u shpreh në Elbasan si në asnjë vend tjetër, pati përplasje të botës së errët dhe botës së qytetëruar.

Ndërsa falënderoi drejtuesit e Partisë Demokratike, kryedemokrati tha se kjo forcë politike do të rrëzojë regjimin  Rama-Doshi dhe do t’ua u kthejmë Shqipërinë shqiptarëve.

Elbasani, një qytet që është njohur për dekada dhe për shekuj, për shkollën, për festën e verës, për qytetarinë e tij, por që fatkeqësisht tashmë gjatë këtyre javëve mbeti në kronikat e lajmeve për vrasjet mafioze. Akoma pa u tharë një njollë gjaku, ndodh një tjetër ngjarje kriminale dhe kryefamiljarët e Elbasanit nxitojnë të bëjnë apelin e familjarëve të tyre me trishtimin dhe frikën në zemër se mos ndonjëri prej tyre është bërë pre, ka rënë pre, ka rënë viktimë e ndonjë plumbi qorr. Sepse Elbasani tashmë nuk njihet si qyteti i Normales, nuk njihet si qyteti i Festës së Verës, por njihet ashtu siç janë detyruar ta pranojnë edhe vet krerët më të lartë të institucioneve të ligjzbatimit në vend, si kryeqyteti i krimit. Kjo është e vërteta.  

Ndaj, sot nga Elbasani kam një mesazh. Për të gjithë ata që nuk besojnë ose nuk duan të besojnë se 25 prilli ishte dita e zgjedhjeve të vjedhura nga regjimi Rama-Doshi, masakra elektorale më e madhe dhe vjedhja më e madhe e votave në 30 vite histori pluralizëm, ejani në Elbasan, dhe shikoni se si kryepolici i vendit që në fakt është kryepolici i Edi Ramës, mori në mbrojtje bandat që u sulën për të terrorizuar, për të blerë dhe për të kërcënuar qytetarët e Elbasanit me pistoletat e tyre me tyta të kromuara, të cilat nuk nguruan t’ua vënë në kokë dhe drejtuesve lokal të policisë së Elbasanit. 

Atyre që nuk e kuptojnë akoma apo bëjnë sikur nuk e kuptojnë përmasën reale të masakrës zgjedhore të 25 prillit, ju them ejani në Elbasan dhe shikoni se si prokurori u përpoq të fshihte provat e kapura në flagrancë të materialeve zgjedhore, të shitblerjes masive nga bandat kriminale që kanë vënë përfund policinë, institucionet dhe kontrollojnë tërësisht qytetin dhe qarkun e Elbasanit”, u shpreh Basha.

Ndërsa u ndal tek kërkesa për bashkëpunim, Basha tha se Elbasani është përgjigja e qartë që tregon se si pushteti është bërë njësh me krimin.

“Atyre që pyesin pse nuk jeni të gatshëm të bashkëpunoni me Edi Ramën, ju them ejani në Elbasan. Ejani dhe shikoni se si janë bërë njësh pushteti me krimin, krimi me pushtetin. Siç e ka thënë dikur gjyqtari i famshëm anti-mafia, Paolo Borselino, “krimi dhe politika ushtrojnë kontrollin mbi të njëjtën hapësirë. Ato nuk mund të jenë në paqe me njëra-tjetrën, por vetëm në luftë me njëra-tjetrën ose përndryshe njëra prej tyre ka fituar”. 

Dhe ne e dimë fare mirë se çfarë ka ndodhur këtu. Ne e dimë fare mirë, siç e dinë të gjithë shqiptarët, se krimi dhe pushteti në Elbasan dhe në të gjithë Shqipërinë janë bërë njësh jo thjesht dhe vetëm për përfitimet personale dhe vetjake materiale të bosëve të krimit të organizuar, por për këtë transaksion të pastër ku në këmbim pushtetarët e korruptuar nuk marrin vetëm paratë pjesën e tyre të trafiqeve të drogës dhe trafiqeve të tjera të paligjshme, por marrin mbështetjen kriminale në proceset zgjedhore. Kjo është e vërteta dhe këtë duhet ta dijë çdokush. Kush nuk e di, le të vijë në Elbasan. 

Kush mendon se në do të biem në paqe me këtë realitet, kush mendon se ne do të ulim kokën para këtij realiteti, kush mendon se ne do të bashkëpunojmë me autorët e këtij realiteti, me Edi Ramën, dhe çirakun e tij në Elbasan e kudo tjetër, e ka gabim. Kjo nuk ka për të ndodhur. 

E kundërta do të ndodhë. E vetmja rrugë për të çliruar  Elbasanin dhe qytetarinë e Elbasanit, për të çliruar Shqipërinë dhe shqiptarët nuk është ajo e bashkëpunimit me regjimin Rama-Doshi, por e bashkimit e të gjithë forcave, të gjithë atyre 680 mijë shqiptarëve që na ndoqën me fuqinë e zemrave të tyre dhe çdo shqiptari tjetër që e ka kuptuar se nuk ka të ardhme për këtë vend pa u bërë të gjithë bashkë dhe pa e rrëzuar një orë e më parë regjimin Rama-Doshi.

Më tej Basha shtoi:  Sot kam ardhur për t’ju dhënë dy mesazhe: së pari, për t’u përkulur me nderimin më të thellë para sakrificës tuaj dhe kjo nuk është një frazë goje. E kam të vështirë të gjej fjalët për t’ju shprehur mirënjohjen që më buron nga zemra mua, sikundër çdo qytetari, çdo prindi shqiptar për rezistencën që ju kryefamiljarë, baballarë, gra, burra bëtë para shtetit të bërë njësh me krimin dhe krimit të bërë njësh me shtetin. Se çfarë kurajo kjo kërkonte, se çfarë besimi kjo kërkonte kudo në Shqipëri e në veçanti në Elbasan, mirënjohje të thellë dhe garanci se Partia Demokratike dhe unë personalisht nuk e harrojmë këtë fuqi, këtë energji, këtë sakrificë tuajën dhe të gjithë ekipit të demokratëve anembanë qarkut të Elbasanit dhe të gjithë qytetarëve të qarkut të Elbasanit që ju me kurajon dhe me besim në këtë betejë për ndryshim. 

Dua t’ju them se kokat duhet t’i kemi lart. Nuk ka forcë politike në Ballkan të mbetur që nga koha e rrëzimit të regjimeve komuniste që të ketë fuqinë që demonstroi Partia Demokratike në Shqipëri përballë këtij regjimi. Njësoj si në 91-shin, pa asnjë pushtet përveç pushtetit të zemrës, përveç besimit tek ndryshimi dhe kjo tregon se jo vetëm nuk jemi tkurrur, dobësuar apo lodhur, por jemi më të fortë, më të vendosur se kurrë. Me të gjitha marifetet e regjimit që nga ndryshimet antikushtetuese të Kodit, tek ndarja pa hesap e parave të grabitura të shqiptarëve për t’ju blerë votën, tek punësimet e paligjshme, tek kërcënimet derë më derë nga bandat e krimit të organizuar. 

Në fund diferenca me të gjitha manipulimet zgjedhore  përbehet vetëm nga votat e një familje kriminale, që është familja e Aqif Rakipit, djali dhe dhëndri i të cilit mblodhën më shumë vota se Edi Rama. 

Diferenca është pothuajse njësoj sa votat e mbledhura nga çiraku i Edi Ramës në qarkun e Elbasanit, dy herë më shumë sesa vetë ai është prova më flagrante për këdo që kërkon prova se çfarë ndodhi në Elbasan. 

E pra, mos ta harrojmë në radhë të parë se ky është fryt i punës dhe kurajoze tuaj. Asgjë tjetër nuk do t’i kishte rezistuar shtetit të bërë njësh me Partinë Socialiste dhe partisë të bërë njësh me shtetin dhe bandat dhe krimin e organizuar përveç bashkimit të zemrave të demokratëve dhe vendosmërisë për të qëndruar siç qëndruam. 

E dyta, shtrihet përtej radhëve tona e ka të bëjë me ata 680 mijë shqiptarë që na  ndoqën në këtë betejë. Na ndoqën sepse besuan se beteja nuk bëhej për karriget tona, nuk bëhet thjesht dhe vetëm për rotacion, por bëhet për një ndryshim për ta, për familjet e tyre, për fëmijët e tyre, për të ardhmen e tyre. Ky është në fakt edhe detyrimi më i madh që i kemi, detyrimi ndaj tyre. 

Kujt t’ia lëmë fatin e tyre dhe të qindra mijëra të tjerëve që donin ndryshimin, por u penguan me dhunë e me kërcënime, e me shantazhe e me çmimin e mjerimit? Kujt do t’ia dorëzojmë fatin e tyre? I pushtetit të bërë njësh me krimin? I një drejtësie që nuk ekziston? Padiskutim që nuk do t’i lëmë në mes të rrugës. 

Ndaj, e kam thënë prej ditës së parë betejën nuk e kemi nisur për karriget tona, betejën nuk e kemi nisur për karrigen time. Betejën nuk e kemi nisur thjesht dhe vetëm për pushtetin e Partisë Demokratike ndonëse e dimë siç e dinë shumica e shqiptarëve se nën drejtimin tonë Shqipëria e ka të hapur rrugën e ndryshimit për çdo shqiptar. Betejën e nisëm për shqiptarët e thjesht, për ata që sot janë nën dëshpërim dhe zhgënjim, në depresion dhe në zemërim dhe presin me sytë nga ne se çfarë do të ndodhë. 

Nëse do t’i ulim flamujt e betejës, do të ulim kokat e do të pranojmë fatin e paracaktuar nga aleanca e reagimit Rama-Doshi? Apo do të qëndrojmë fort dhe këtë regjim që e kemi sjellë në buzë të greminës thjesht me forcën e shpirtrave tanë, me bindjen e thellë për ndryshim do ta çojmë aty ku e meriton, në fund të greminës.

Mesazhi që kemi për ta është një dhe vetëm një: ne e nisëm këtë fushatë në krahun tuaj dhe për ju, ne do ta vazhdojmë këtë betejë në krahun tuaj dhe për ju deri në fitoren e çdo familje shqiptare deri në fitoren e Shqipërisë që do të thotë përmbysje e regjimit Rama-Doshi dhe rikthimin e demokracisë, e zgjedhjeve të lira dhe i Shqipërisë të shqiptarëve.

Tags: albanewselbasanlulzim basha
Previous Post

Luigi Di Maio: BE duhet të marrë një qëndrim të unifikuar mbi Lindjen e Mesme

Next Post

Lufta në Gaza! Papa Françesku: Shumë njerëz të pafajshëm kanë vdekur, e tmerrshme

Related Posts

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

02/02/2023
Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

02/02/2023
Kuvendi sot në seancë plenare, deputetja e PD thërret në interpelancë Ministrin e Brendshëm

Sot Kuvend, Rama interpelancë me Alibeajn për çështjen e zyrtarit të FBI-së! Grupi Berishës kërkon mocion me debat pa limit kohor

02/02/2023
Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

01/02/2023
Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

01/02/2023
Meta i bashkohet protestës së Berishës: Të gjithë bashkë që të shporrim këtë regjim monist

Meta i bashkohet protestës së Berishës: Të gjithë bashkë që të shporrim këtë regjim monist

01/02/2023
Next Post
Lufta në Gaza! Papa Françesku: Shumë njerëz të pafajshëm kanë vdekur, e tmerrshme

Lufta në Gaza! Papa Françesku: Shumë njerëz të pafajshëm kanë vdekur, e tmerrshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Admir Mulaj, vëllai i Natasha Mulajt

    Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ndryshon harta elektorale/ Tirana bëhet me 36 mandate, Dibra dhe Gjirokastra 1 më pak

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Koleksioni i vizatimeve rrëqethëse të vitit 1946, tmerri i Luftës së Dytë Botërore përmes syve të fëmijëve

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.