Në 1-vjetorin e tërmetit të 26 nëntorit të 2019 Lulzim Basha ka shkuar në Thumanë për të vizituar familjen e Bujar Çukës që humbi 2 familjarë, ku u njoh dhe me shqetësimin e vajzës, Megi Çuka.
Bujar Çukës i ka ngelur një vajzë, Megi e cila ka një apel për shtetin. Megi Çuka thotë se ende tani një vit pas tërmetit nuk është marrë asnjë masë, teksa thekson se përgjegjësia është e qeverisë, administratës së komunës Thumanë apo Bashkisw Krujë
Ajo kërkon drejtësi për vëllain dhe nënën që i humbi tragjikisht gjatë tërmetit të 26 nëntorit.
“I bëj thirrje shtetit, se ashtu siç po merret me ndërtimin e të gjithë Thumanës, të ketë dhe pak përgjegjësi në lidhje me këtë, dhe të vërë para përgjegjësisë, më saktë të gjithë ata persona që ishin përgjegjës dhe erdhën aty me pa ndërtesat që realisht ishin të pabanueshme dhe të vendosen para përgjegjësisë dhe të marrin dënimin që meritojnë. Domethënë, sot është bërë një vit nga tërmeti i 26 nëntorit dhe asnjë lloj mase nuk është marrë në lidhje me këtë tragjedi që na ndodhi. Vertet kjo është një tragjedi që na erdhi nga natyra, por nuk duhet thënë vetëm kaq, sepse një peshë të madhe ashtu siç po e citoj dhe po e theksoj, e pati edhe pergjegjësia duke filluar që nga qeveria, kryetari i bashkisë edhe e gjithë administrata e komunës së Thumanës. Kështu që vetëm kërkoj drejtësinë, asgjë më tepër për mamin dhe vëllain tim ashtu, si edhe për të gjithë 24 të humburit, personat e tjerë të cilët humbën jetën.”
Bujar Çuka pohon se kur ra tërmeti i 21 shtatorit kanë ardhur për t’i parë dëmet dhe se e nxorën nga shtëpia pasi ishte e pabanueshme. Ai tregon se gjeti shtëpi me qera teksa thotë se nuk do ishin në këto kushte nëse shteti do tregohej pak më i kujdesshëm.
“Ra tërmeti i 21 Shtatorit u shkatërruan komplet. Erdhëm për së dyti. I thashë: pse keni ardhur? Kemi ardhur si stafi i bashkisë, erdhëm me pa dëmet. Më tha: e kemi seriozisht, do bëjmë diçka për ju,- tha. Më thirrën te minibashkia, duhet të dalësh nga shtëpia se tha, shtëpia e pabanueshme. Pastaj gjej shtëpi me qera. Gjeta shtëpi me qera, kam pritur një muaj, dy muaj s’u bë asgjë hiç edhe ja ku jemi sot. S’do të ishim në këto kushte po të ishin treguar pak të kujdesshëm ato.”