Kryeministri, Edi Rama, ka reaguar pas takimit të zhvilluar nga kreu i PD, Lulzim Basha në Korçë. Teksa publikon foto nga takimi, kreu i qeverisë shkruan se këmbëngulja për të zhvilluar takime me shumë njerëz është djallëzore dhe kërcënon shëndetin e njerëzve.
Ai thotë se kjo këmbëngulje duke bërë përshesh në çdo shesh është një djallëzi prej njerëzish pa vizion. Rama shprehet se lut Zotin që për dy a tre javë, këta njerëz të mos përfundojnë në spitale.
“
“Të gabosh është njerëzore, të këmbëngulësh në gabim është djallëzore”, thoshin latinët. Kjo këmbëngulje prej shejtanbudallai në fajin e kërcënimit të shëndetit të njerëzve për interesin mizerabël të një fushate edhe më mizerabël, me makina, bori, zhurmë e turmë, duke bërë përshesh në çdo shesh, është një djallëzi prej njerëzish pa vizion, pa karakter, pa përgjegjësi e as fije njerzillëku*Sot në Tiranë, ku vazhdon vaksinimi masiv e në Korçë, ku u krye një tjetër faj i shëmtuar infektimi masiv(Lus Zotin që për dy a tre javë që i duhen virusit të kapë rrugët e frymëmarrjes, këta njerëz të verbër e të keqpërdorur, të mos përfundojnë spitaleve për mullaqet e Lulëzimit e për mustaqet e Saliut)”