• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Basha nga Shkodra: Të dielën sjellim ndryshimin, Ramën e largojmë përfundimisht

23/04/2021
in Politikë
0
Basha nga Shkodra: Të dielën sjellim ndryshimin, Ramën e largojmë përfundimisht

Lulzim Basha nga Shkodra deklaroi se të dielën PD do të sjellë ndryshimin në vend.

Sipas Bashës, më 25 prill do të jetë fitorja më e madhe dhe më e bukur, sepse do jetë e të gjithë shqiptarëve.

“Ky është shiu i perëndisë që paralajmëron bereqetin e fitores më të thellë që pret Shkodrën dhe Shqipërinë, ditën e diel me votën tuaj për numrin 9. Shkodra e qytetarisë, që mbarë kombit ia ka ngritur kokën edhe në ditët e veta më të zeza. Fitorja e së dielës do të fillojë nga Shkodra, do të nisë nga maja e Kelmendit e do zbresë deri në jug, e do jetë fitorja më e bukur, e çdo shkodrani e shkodraneje.

Tetë vite premtime të pambajtura, varfëri, shtypje, korrupsion e banda do marrin fund. Ju i keni prirë përherë ndryshimit, ju do i prini fitores. Qeveria e zgjedhjeve të 25 prillit do jetë e të gjithë shqiptarëve. Vetëm 12 orë na ndajnë nga heshtja elektorale, dy ditë e 12 orë na ndajnë nga fitorja. Siç nuk ndalet uji i Bunës, mos ndalni punën tuaj, duke votuar për ndryshimin, që do të vijë në Shkodër, në Vlorë, Korçë, në Durrës, Tiranë dhe gjithë Shqipërinë. Shkodra është prijëse e demokracisë dhe e fitores, ora po vjen që ta tregojë këtë gjë”, deklaroi Basha.

Çarë tha Basha para qytetarëve të Shkodrës: 

Mirë se ju gjej vëllezër dhe motra, shkodrane e shkodranë. Mirë se ju gjej në këtë ditë të bekuar nga shiu i perëndisë që paralajmëron bereqetin e fitores, fitores më të thellë që e pret Shkodrën dhe mbarë Shqipërinë ditën e diel me votat tuaja për numrin 9.  Cili numër? 9. Shkodra e pamposhtur e demokracisë, Shkodra e papushtueshme dhe e pandalshme e qytetarisë, Shkodra e njerëzve fisnikë, e atyre që shqiptarëve dhe mbarë kombit ia ka ngritur kokën edhe në ditët e saj më të zeza.

Është sot siç ka qenë gjithmonë në prirje, në udhëheqje, në pararojë të marshimit më të madh kombëtarë, në zgjedhjet më masive popullore, në zgjedhjet më të rëndësishme pikërisht sepse është Shkodra e ndryshimit, e demokracisë, e Shqipërisë si gjithë Europa. Fitorja e ditës së diel do të fillojë nga Shkodra, do të fillojë nga maja më e lartë e Kelmendit e do të zbresë deri në skajin më jugor të vendit.

Kjo do të jetë fitorja më e thellë dhe do të jetë fitorja më e bukur sepse do t’i takojë çdo shkodraneje dhe çdo shkodrani. Do ti takoj të gjithë shqiptarëve pa përjashtim. 8 vite makth, 8 vite premtime të pa mbajtura, 8 vite nëpërkëmbje, varfëri, shtypje, korrupsion, banda, do të marrin fund sepse në 25 prill energjia që kam prekur dhe kam ndier sa herë kam qenë në qytetin tuaj të mrekullueshme anë e mban Shkodrës dhe Shqipërisë. Kjo energji do të derdhet masivisht në kutitë e votimit. Vëllezër e motra shkodranë ju i keni prirë përherë ndryshimit, ju do t’iu prini fitores.

Qeveria e pas 25 prillit do të jetë qeveria e Shkodrës dhe e Vlorës, e Korçës dhe e Durrësit dhe unë do të jem kryeministri i gjithë shqiptarëve. Dua të falënderoj nga zemra e t’ju uroj edhe në emër të të gjithë shkodranëve socialistëve të zhgënjyer që do të votojnë numrin 9, do të bëhen një me vëllezërit e motrat tona sepse nuk ka shqiptarë që nuk e di më se e vetmja mënyrë për ndryshim është vota masive popullore për numrin 9. Dhe largimi përfundimtar i Edi Ramës nga skena politike. 8 vite dështim. 8 vite mjerim. Përgjigjen do ta marrin me votë në kutitë e votimit. Vëllezër dhe motra 12 orë na ndajnë nga heshtja elektorale. 2 ditë e 12 orë na ndajnë nga fitorja.

Por siç nuk ndalet uji i Drinit e i Kirit, siç nuk ndalet uji i Bunës mos e ndalni asnjë çast punën derë më derë, zemër më zemër, derisa të mbushet plot ai liqeni i Shkodrës, plot si Adriatiku, me votat e ndryshimit çdo kuti votimi në Shkodër, në Vlorë, në Durrës, në Korçë, në Tiranë e në mbarë Shqipërinë sepse ndryshimi që po vjen është ndryshimi për çdo familje. Ndaj asnjë familje, asnjë prind, asnjë ri dhe e re nuk mund të mungojë. Votoni edhe për fëm9ijët tuaj, për ata të cilët luftojmë, për ata për të cilët do të zhvillojmë Shkodrën dhe ekonominë e saj, do të hapim vendet e punës, do të rrisim pagat dhe do të kthejmë kulturën, dijen dhe artin në piedestalin e lartë shkodran I cili ngrihet madhërishëm në të gjithë kapitujt e ndritur të historisë tonë kombëtare.

Ora po afron që Shkodra të marshojë kryelartë me destinin dhe fatin që i ka caktuar historia prijëse e demokracisë, prijëse e fitores. Prijëse dhe çelësi i hapjes së derës. Derës së mbyllur për 8 vite nga Edi Rama dhe klika e tij, derës drejtë destinit tonë, misionit tonë hyjnor që Shkodra e ngërthen në historinë e saj. Kulturën e saj, me rininë e saj të mrekullueshme, me nënat dhe baballarët tanë, me themeluesit dhe qëndrestarët e demokracisë.

Derës së bashkimit Europian, derës së Shkodrës Europiane, derës së Shqipërisë anëtare e Bashkimit Europian. Ju e dini, nuk ka forcë ta ndalë vullnetin e Shqiptarëve për ndryshim, kurrë më parë nuk kemi qenë kaq shumë, kaq plot me besim, kaq të vendosur, kaq të bashkuar për ndryshimin që po vjen. Nuk ka forcë ta ndalë dhe të dielën masivisht në kutitë e votimit duke votuar numrin 9. Bashkë për Shqipërinë! Shkodra fiton! Shqipëria fiton! Zoti e bekoftë Shkodrën! Zoti e bekoftë Shqipërinë! Fitore!

Tags: albanewsedi ramalulzim bashashkoder
Previous Post

Lorik Cana: Pas 10 vitesh takova ish- të dashurën dhe u josha nga ajo …

Next Post

Rama replikon komentuesin: Analfabet funksional me dy gishta përpjetë

Related Posts

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

02/02/2023
Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

02/02/2023
Kuvendi sot në seancë plenare, deputetja e PD thërret në interpelancë Ministrin e Brendshëm

Sot Kuvend, Rama interpelancë me Alibeajn për çështjen e zyrtarit të FBI-së! Grupi Berishës kërkon mocion me debat pa limit kohor

02/02/2023
Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

01/02/2023
Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

01/02/2023
Meta i bashkohet protestës së Berishës: Të gjithë bashkë që të shporrim këtë regjim monist

Meta i bashkohet protestës së Berishës: Të gjithë bashkë që të shporrim këtë regjim monist

01/02/2023
Next Post
RAMA I PËRGJIGJET PRESIDENTIT META DHE U BËN THIRRJE QYTETARËVE: MBROHUNI NGA DEZINFORMIMI

Rama replikon komentuesin: Analfabet funksional me dy gishta përpjetë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Eleni Foureira i thotë “PO” ish- futbollistit të famshëm që jeton në Arabinë Saudite

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.