Kryedemokrati Lulzim Basha vijon akzuat e tij ndaj qeverisë në mënyrën e menaxhimit të pandemisë së koronavirusit. Në një komunikim me gazetarët ai akuzon se Rama ka parashikuar një të dhjetën e GPS-së për një grup njerëzish.
“Ne projekt buxhetin e vitit 2021 dua të merrem vetëm me shëndetësinë. Kanë planifikuar vetëm 3.3% te buxhetit ndërkohë që për koncensionet 118 mln euro fatura e PPP-ve. Janë 2.2 muaj të daljes nga kriza e pandemisë. Viktimat që humbin jetën në këtë pandemi për shkak të kapaciteteve shëndetësore, kanë një përgjegjës, ky është Edi Rama. Ai ka vendosur për zyra dhe koncesione. Për zyrën e tij dhe për mafien e plejhrave. Kmei një paraqitje të Eurostatit të PPP-ve në krahasim me vendet e Europës. Shikoni, jemi në vend të parë. nuk ka vend në Europë të shpenzojë siç shpenzon Edi Rama. Vetëm për 12 shokët e tij, ka parashikuar 1 të dhjetën e GDP-së. Derisa Edi Rama të takojë fundin e tij politik, do të vazhdojë me vjedhje, do bëj gjithçka që mafia e plehrave të paguhen, tenderat të bëhen sekretë pa transparencë ndërkohë që ato testime bëhen me kite nga partnere të huaja. Nëse nuk do të kihsim këto donacione, nuk e di se çfarë do të kishte ndodhur. Deri në largimin e Ramës, është detyrë qytetare që të bëjmë gjithçka për të parandaluar vjedhjen e mëtejshme. Të bëjmë presionin maksimal që paratë të shkojnë aty ku qytetarët kanë nevojë. Siç e shikoni, nëse këto grabitje të parave tuaja ndalen, atëherë do të ketë mjaftueshëm për të përballuar krizën. Nëse ndalohen këto vjedhje, ka mjaftueshëm para për të ndihmuar bizneset, të luftojmë pandemi. 160 mijë lekë në muaj për 6 muaj nuk bëjnë mrekullira.” – tha Basha.