Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, foli sërish për akuzat për numrin e vdekjeve nga koronavirusi.
I ftuar në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa, në News24, Basha është shprehur se Partia Demokratike nuk ka akuzuar kurrë mjekët, por sipas tij “Është qeveria, është kryeministri ai që është përpjekur të fshehë këtë të vërtetët të dhimbshme duke keqpërdorur mjekët, njerëzit që kanë nevojë sot për mbështetjen tonë pavarësisht prej dallimeve politike”.
Mes të tjerash, ai tregoi live dhe një dokument, që sipas tij, tregon numrin e vërtetë të viktimave në Shkodër deri në fund të nëntorit, ku vetëm në Bashkinë Shkodër është 80, nga 62 të raportuara nga Ministria e Shëndetësisë në gjithë Qarkun e Shkodrës.