Lulzim Basha vijon sulmet ndaj qeverisë në lidhje me situatën e shkaktuar nga COVID-19, ndërsa premton që me planin e PD shpenzimet e të sëmurëve me koronavieus do të rimbursohen plotësisht.
Basha thekson se qytetarët shqiptarë meritojnë më shumë, siç janë kryerja e sa më shumë testeve. Sipas liderit të opozitës, plani i PD-së ofron zgjidhje të situatës së pandemisë.
“Qytetarët shqiptarë meritojnë më shumë. Më shumë teste, më shumë ndihmë, më shumë zgjidhje. Plani ynë ofron zgjidhje dhe përfshin rimbursimin e plotë të shpenzimeve për personat e prekur me covid që kurohen në shtëpi. Kjo nuk është çështje politike, është çështje për jetë a vdekje!” thotë Basha.