Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka publikuar një video të hershme kur PD ka denoncuar aferat e inceneratorëve dhe është shprehur se koha i ka dhënë të drejtë. Përmes një statusi në “Twitter”, Basha thotë se u plaçkitën 430 milionë euro me taksat e qytetarëve shqiptarë, teksa thekson se lufta kundër korrupsionit është jetike për Shqipërinë dhe PD është e vendosur t’i vendosur t’i japim fund.
Ashtu siç bëri ditën e djeshme, Basha hodhi akuza të forta ndaj kryeministrit, duke thënë se Edi Rama qëndron pas të tre aferave për incineratorët, në Elbasan në Tiranë dhe në Fier.
“Për 2 vite me radhë PD Shqipëri ka denoncuar aferën mafioze të inceneratorëve, ndërsa zbatuesit e kësaj skeme e mbrojtën me çdo mjet e formë plaçkën 430 milionë euroshe me taksat e qytetarëve shqiptarë. Koha na dha të drejtë! Lufta kundër korrupsionit është jetike për Shqipërinë dhe ne jemi të vendosur t’i japim fund pandëshkueshmërisë, sepse pa rezultate konkrete në luftën me këtë armik të mirëqenies së shqiptarëve, asgjë nuk mund të ndryshojë”, shkruan Basha.