Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një piknik me studentët e qarkut të Elbasanit, ku ka premtuar ndryshimin me ekipin e tij pas 25 prillit.
Basha në fjalën e tij ka theksuar se është ndihma dhe besimi i tyre që do i japë fitore me 25 prill.
Ndër të tjera ai ka theksuar se këtë të dielë do e shfrytëzojnë për piknikun që kanë planifikuar, ku duket se ai do të skuqë dhe salçiçe.
Kemi ardhur për piknik dhe jo për politikë dhe besoj se më presin gjëra të veçanta siç është skuqja e salçiçes në zgarë, atë natë skam qenë duke skuq salçiçe por mëlçi pule. Unë nuk po zgjatem por me votën tuaj dhe me garancinë tuaj unë ju jap fjalën se do të ndryshojmë. Ju do të punësoheni në një ekonomi që nuk do i takojë një apo dy oligarkëve por të gjithë shqiptarëve. Ky është zotimi im dhe i ekipi tim para jush, por deri më 25 prill kam nevojë për ju dhe për ndihmën tuaj. Ndryshimi po vjen dhe askush nuk e meriton dhe askush nuk do e shijojë më shumë ndryshimin që po vjen sesa ju. Faleminderit për pritjen. A i hoqëm vizat për të gjithë shqiptarët?
A e futëm në NATO?
Bashkë do ta fusim dhe në BE”, ka thënë Basha.
Ndërkohë një nga të rinjtë e pranishëm thirri: Poshtë Taulant Balla… poshtë Taulant Balla dhe Basha iu përgjigj: S’është në meny ai sot. Kërputhat helmuese s’janë në meny sot